Ndërtimi në Butrint, Kumbaro: Projekti po zbatohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Kulturës Mirela, Kumbaro ka zhvilluar këtë të hënë një takim me gazetarët në ambjentet e Amfiteatrit të Butrintit.
Gjatë vizitës në lidhje me debatin për ndërtimin në zonën e mbrojtur ajo deklaroi se bëhet fjalë për reabilitimin e një objekti ekzistues, proces që sipas saj po ndiqet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Mirela Kumbaro: ?Kompania Hako solli kërkesë për të ofruar një shërbim të tillë. I vetmi projekt që mund të zbatohej pasi ishin plotësuar të gjithë garancitë e tjera duhej të ishte projekti minimalist i propozuar dhe i ndërtuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.?
Përsa i përket investimit në Butrint ministria nënvizon se nisma është për t?i ofruar më shumë shërbime turistëve, madje sipas saj objekti është lehtësisht i çmontueshëm pa cënuar asnjë vlerë të kësaj pasurie kulturore dhe historike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ndertimi-ne-butrint-kumbaro-projekti-po-zbatohet-nga-instituti-i-monumenteve-te-kultures/