Komunikimi javor - Rama: Dy histori suksesi të këtij viti. Dialog me opozitën për reformat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në komunikimin javor në facebook ka shigjetuar opozitën duke e cilësuar sjelljen e PD pa vizion. Madje në kundërpërgjigje të akuzave për zgjedhjet e 25 qershorit Rama i konsideroi ato një histori suksesi.
Rama: Zgjedhjet e 25 qershorit, ishin një histori suksesi. Shqipëria ia doli pas një situate politike të rënduar tej mase. Nga bojkoti i Parlamentit, çadra e Bulevardit, refuzimi i tejzgjatur i opozitës për të pranuar zgjedhjet.
Jashtë vëmendjes së Ramës nuk ka mbetur as lufta ndaj kanabisit.
Rama: Rezultati shembullor i këtij viti për çrrënjosjen e sëmundjes së vjetër nga kanabisi nga trupi i Shqipërisë dhe nxjerrjen përfundimtare të vendit tonë nga harta e territoreve shënon epilogun e një beteje të vështirë.
Sa i përket integrimit në BE, Rama shton se brenda qershorit të vitit 2018 çështja do të ketë marrë zgjidhje
Rama: Objektivi ynë për çeljen e negociatave në Bashkimin Evropian në mesin e vitit të ardhshëm është plotësisht i arritshëm, duke vijuar punën e gjithanshme në çdo drejtim të mirëpërcaktuar strategjikisht për secilën fushë.
Duke replikuar me Partinë Demokratike dhe një herë kryeministri nënvizoi se në bashkëpunim me ekspertët amerikan dhe evropian do të nisë një tjetër hap i madh në luftën ndaj krimit në Shqipëri duke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dy-histori-suksesi-te-ketij-viti-dialog-me-opoziten-per-reformat/