Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ne fshatin Velçan të Pogradecit, ku një e mitur 15-vjeçare, në muajin e tetë të shtatzënisë denoncon komshiun 55 vjeçar për përdhunim. Pas kallëzimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Policinë e Pogradecit bënë arrestimin e 55 vjeçarit Ligor B, banues në Njësinë Administrative Velçan, ndërsa e mitura mes lotësh thekson se nuk ka treguar më parë pas ii vinte turp nga fshati. Vajza: Isha në shtëpi. Ai erdhi këtu tek dera. Më shtyu dhe unë u rrëzova. -Pse e keni bërë denoncimin tani? Vajza: Më vinte turp të tregoja. E kemi komshi. Ai më tha mua mos trego dhe iku. Edhe nëna e së miturës akuzon fqinjin për aktin e turpshëm. por shton se nuk do të lejojë abortin e fëmijës, por se atë do të kërkojë ta rrisë i akuzuari për përdhunim Nëna: Çunin do ta bëjmë. Do t?ia çojë tek shtëpia dhe ta rrisin. Menjëherë pas kësaj ka reaguar vajza e 55 vjeçarit të akuzuar. Vajza: Nuk është e vërtetë. Ai ka qenë një familjar shumë i rregullt në shtëpi.