Gjysmë maratona e Tiranës u rikthye me edicionin e saj të dytë duke sjellë festë dhe gjallëri në rrugët e kryeqytetit. E ndarë në disa kategori, evnti sportiv i dha mundësi çdo grupmoshe të sfidoj veten. Të pranishëm ishin rreth 2 500 pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës të cilët përcollën tek të tjerët mesazhin për një jetë më të shëndetshme përmes aktiviteteve sportive Qytetar: Jemi pjesëmarrës në disa maratona. I huaj: Jam shumë krenar të shoh njerëzit plot motivacion. Jam gjithashtu i gëzuar për organizimin. Do të dëshiroja të kthehesha sërish nëse do të ishte e mundur, është një qytet i këndshëm dhe më pëlqen. I huaj: Kam pasur një eksperiencë të mirë në këto dy ditë qëndrimi në Shqipëri. interesant është fakti së çdo gjë është e pastër, nuk mund të gjesh asnjë letër apo shishe uji në tokë dhe të gjithë njerëzit janë të mrekullueshëm, na kanë mbështetur përgjatë garës.