Report Tv - E kapën me 0.1 gram kokainë dënohet me 9 vite burg

  • 6 years ago
Në 5 prill të 2016-së Policia e Tiranës arrestoi 4 persona se shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e Unazës së Re. Këta persona sot ndodhen në burg, por njëri prej tyre, Lorenc Bacelli, thotë se ndodhet në qeli padrejtësisht.
Nga burgu i Vaqarrit, Lorenc Bacelli shprehet se është dënuar 9 vite burg, vetëm se i është gjetur në shtëpi 0.1 gramë kokainë, për të cilën thotë se e konsumonte vet, pasi prej kohësh është përdorues.

Lorenc Bacelli I dënuar në burgun e Vaqarrit është shprehur për mediat për sasinë e gjetur dhe vendimin që kanë marrë organet e drejtësisë për të.

?Në shtëpinë time midis xhupave kanë gjetur 0.1 gram kokainë. E kisha për përdorim vetjak. Unë jam dënuar 9 vite, unë isha viktimë për vesin tim, jo për krimin që kryen tjetër kush, unë jap llogari për krimin që kryej unë. Unë mendoj se do të gjej drejtësi, kanë ngelur disa të pakorruptuar,ka njerëz të ndershëm. Nga shitësi që e ka pranuar në gjykatëa dhe para gjykatës se marrëdhënia ime me të ishte klient shitës, unë bleja tek ai?- thotë ai.

Recommended