Ora News - Lezhë - Sekuestrohen 335 kg kanabis në proces tharje, 3 të arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 355 kilogramë kanabis sativa në proces tharje është sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar ? Kolsh ?.
Po ashtu policia ka asgjesuar me anë të djegies edhe 468 bimë narkotike cannabis sattiva.
Në pranga u vunë shtetasit Bledar Bunaj 29 vjeç, Agron Lushi 32 vjeç, Bardhok Perdoda 45 vjeç Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë si dhe u shpall në kërkim A.P. 38 vjeç.
?Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm ? Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-335-kg-ne-proces-tharje-2-te-arrestuar-1-ne-kerkim/