Report TV - Veliaj: Piramida do të kthehet në qendër shumëfunksionale

  • 6 years ago
Për të dytin vit radhazi, afro 400 të rinj, gjimnazistë dhe studentë, janë bërë pjesë e nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndjekur një ditë nga puna e saj e përditshme. Në nisje të këtij projekti ata janë pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kërkoi që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t?u njohur me punën që bën çdo drejtori në Bashkinë e Tiranës, ndërsa i ka ftuar ata që në fund të kësaj eksperience të ofrojnë idetë e tyre për atë që duhet të ndryshojë në funksionimin e administratës dhe të jetës së qytetit.
?Më vjen mirë që e kemi nisur këtë traditë fantastike, ku një ditë në muaj ftojmë të rinjtë që të bëhen pjesë e stafit të Bashkisë?, tha kryebashkiaku. Ai theksoi se falë suksesit të kësaj nisme vitin e shkuar, Bashkia e Tiranës ka mundur të përfitojë disa nga idetë që ka nisur t?i vërë në zbatim, siç është projekti për zbatimin e një plani orientimi për gjithë studentët e rinj që vijnë në Tiranë.

?Një nga idetë që na u dha vjet e që do ta fillojmë javën tjetër, është që studentët që vijnë në Tiranë, kanë nevojë për një orientim. Një nga arsyet që javën tjetër do jemi në çdo fakultet, por edhe në Qytetin Studenti, është që për studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë, të ketë një sens orientimi. Është një ankth i cili të merr javë, derisa të adoptohesh me jetën në Tiranë. A mund ta bëjmë këtë më të shkurtër? A mund ta bëjmë këtë proces më të lehtë, a mund ta bëjmë integrimin më të kollajtë? Kjo është arsyeja pse po bejme javen e orientimit për të gjithë studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë?, tha Veliaj.

Category

📺
TV

Recommended