Ora News- Në flakë makina e policit në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Makina e një efektivi policie në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të 9 tetorit.
Makina e inspektorit Dhimitraq Nuraj punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë ishte parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit kur është përfshirë nga flakët, informon policia e Vlorës.
Ngjarja u shënua rreth orës 02:50.
Automjeti tip Benz Mercedez me targa VL4929 B është djegur thuajse plotësisht ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor pas kqyrjes se vendit të ngjarjes,e ka larguar automjetin nga vendi, për ekzaminim e mëtejeshëm ndërsa dyshimet e para lidhen për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës që ushtronte Nuraj si ndihmës specialist zonë në komisariatin e policisë Vlorë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makina-e-policit-perfshihet-nga-flaket-ne-vlore/

Recommended