Ora News – Arrestimet në Malajzi, në kërkim dy persona nga Tirana e Lushnja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas arrestimit të imamit shqiptar Klodijan Zaimaj në Malajzi, i dyshuar për lidhje me shtetin islamik ISIS, antiterrori nis hetimet edhe për dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.
Një shtetas nga periferia e Tiranës një person nga Karbunara e Lushnjës, kanë qenë në Malajzi me imamin e arrestuar Klodian Zaimaj ku kanë indoktrinuar studentë për të shkuar e luftuar në Siri.
Ditën e sotme janë zbuluar pamjet e ligjëratave fetare që bënte në internet dhe para besimtarëve imami i arrestuar në Malajzi për lidhje me shtetin ismaik ISIS. Klodjan Zaimaj, 35-vjeç nga Cerriku është mes tetë personave të arrestuar së fundi në operacionin antiterror në Malajzi
Në faqen zyrtare të xhamisë së Cërrikut janë publikuar video të ligjëratave që teologu i arrestuar ka mbajtur para besimtarëve shqiptarë me rastin e festës së Bajramit..
I arrestuari në Malajzi ka qenë pjesë e medresesë së Cërrikut ndërsa në CV-në e tij ka shënuar se është kualifikuar për Drejtësi dhe ka kryer studime master për të drejtën islame ku mban edhe gradën profesor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestimet-ne-malajzi-ne-kerkim-dy-persona-nga-tirana-e-lushnja/