Report TV - Tiranë, park i ri tek Rr. 5 Maji për fëmijët dhe të moshuarit

  • 6 years ago
Një hapësirë prej 11 mijë m2, e cila deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullim për mbetjet urbane, po shndërrohet në një park të ri natyror në Tiranë, ku përveç gjelbërimit, do të ketë hapësira të posaçme çlodhëse për të gjitha grupmoshat.

Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e kësaj zone që ndodhet midis rrugëve ?Ali Beshiri? dhe ?Dervish Luzha?, duke kaluar tashmë në një fazë të re, atë të ndërtimit të parqeve nëpër lagje. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punës dhe u shpreh se aksioni për mbjelljen e pemëve të reja do të shtrihet si brenda qytetit, ashtu edhe në periferi të tij.