Tridhjetë e tre (33) do të jenë zëvendësministrat e aparatit të ri qeveritar Rama 2. Kryeministri prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Socialistëve, paraditen e sotme të gjithë emrat ku shumica ishin emra të rinj të panjohur më parë për publikun por të shkolluar jashtë vendit. Ministritë me më shumë zëvendësministra janë Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit. Përveç 11 ministrave, 2 ministrave pa portofol, zëvendës kryeministrit dhe kryeministrit, aparati qeveritar do të ketë edhe 33 zëvendës ministra, emrat e të cilëve u bënë pulikë në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi të gjithë zëvendës ministrat, persona teknikë dhe shumica prej tyre të arsimuar jashtë vendit.