Viti 2018 do të jetë një vit shumë i veçantë për Miss Shqipërinë. Kjo sepse 2018 përkon me 20-vjetorin e krijimit të një nga evenimentet më të ndjekura dhe më të pëlqyera Miss Shqipëria. Petri Bozo, organizuesi i eventit, i ftuar në emisionin ?Ditë e Re? është shprehur se viti që vjen do të ketë impenjime shumë të mëdha. Petri Bozo: ?Na përkon me ditëlindjen, 2018 është 20-vjetori i Miss Shqipërisë. Besoj do të bëjmë një festë të madhe 3 ditë. Do jenë të ftuar të gjithë. Do të jenë pothuajse të gjithë televizonet që kanë bashkëpunuar në rrugëtimin tonë.? Plani më i afërt i Bozos është Miss Globe, që fillon në datën 22 tetor deri në 3 nëntor, një supermaratonë.