Debati - Përplasja në oborr, Spiropali: Perëndia i bën derman PD, Alibeaj: S’ është tempulli i Ruçit

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka vijuar dhe jashtë debati mes deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës.
Në një prononcim për median nga oborri i Kuvendit, paraditen e sotme, Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë vizion apo ide dhe për këtë shprehu keqardhje.
Ndërkohë deputeti Enkelejd Alibeaj e quajti të padrejtë përjashtimin e Bashës.
Elisa Spiropali: ?Shpreh keqardhje të sinqertë për Partinë Demokratike. Nuk ka asnjë vizon, asnjë ide dhe mungesë të lidershipit. Vijon avazin e vjetër të mbajtjes peng të Parlamentit. PD nuk ka ardhur për të votuar komisionin e reformës zgjedhore por për të bërë sherr. PD t?i kthehet arsyes, vetëm perëndia mund t?i bëjë derman. Ne jemi këtu për t?u marrë me hallet e Shqipërisë për të mos rënë në batakun e sherreve. Askush nuk do t?i pengojë debatet për komisionin e reformës zgjedhore
Enkelejd Alibeaj: Përjashtimi i Bashës nga seanca plenare është i padrejtë. U treguam bujarë me mazhorancën, i dhamë kohë deri në orën 16:00 dhe më pas i propozuam orën 18:00. Ky nuk është tempulli i Gramoz Ruçit, opozita do të qëndrojë këtu deri në fillimin e seancës. Ata nuk e përballojnë dot argumentin. Nuk lejojmë që t?i mbyllet goja opozitës

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasja-ne-oborr-spiropali-perendia-i-ben-derman-pd-alibeaj-s-eshte-tempulli-i-rucit/