Report TV - Çfarë po ndodh në Kuvend pas ndërprerjes së seancës

  • 6 years ago
Pas ndërprerjes së seancës, brenda në sallë kanë qëndruar vetëm deputetët e PD, përfshirë edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, pavarësisht se ky i fundit u përjashtua nga punimet.

Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, brenda në seancë duken vetëm deputetët e PD, ndërsa ata të maxhorancës kanë dalë. Gjithashtu, janë larguar edhe ministrat si dhe kryeministri Edi Rama. Seanca do rinisë në orën 13:00 pas ndërprerjes katër herë nga Ruçi.