Report TV - Hetimet, Ergys Hoxha pronar i makinave të grupit “Shullazi”

  • 6 years ago
Prokuroria e Tiranës ka nisur praktikën hetimore të verifikimit të katër automjeteve të blinduara që ishin parkuar në garazhin e një pallati në kompleksin ?Kika? në kryeqytet. Automjetet janë zbuluar javën e kaluar falë një bashkëpunimi mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Tiranës, të cilat kërkuan dhe ndihmën e shërbimit zjarrfikës për të hapur qepenin, e garazhit, ku ishin fshehur automjetet luksoze.

Burimet nga prokuroria e Tiranës, thanë për ?Shqiptarja.com? se prej dy ditësh kanë nisur hetimet për këtë rast, ku po verifikohet me imtësi, mënyra se si janë futur në Shqipëri këto automjete dhe personat që i përdornin ato. Nga të dhënat paraprake thonë burimet pranë prokurorisë së Tiranës, automjeti tip Benz me targa Ruse, i përket shtetasit
Pajtim Serjani.