Report TV - Basha jep alarmin: Jemi në prag të greminës,PD po përgatitet për luftë

  • 6 years ago
Deklarata të forta për bandat kriminale në vend kanë ardhur edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se bandat kriminale dhe krimi i organizuar po veprojnë anembanë Shqipërisë. Pas ambasadorit Donald Lu, i cili tha sot se katër klane kriminale kontrollojnë gjithë krimin në vend, Basha dha alarmin se vendi është në prag të greminës dhe në një katastrofë totale, pasi sipas tij, po qeveriset nga një qeveri e blerë me para të pista.
Duke e lidhur situatën direkt me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, është përgjegjësi kryesor, kreu i demokratëve deklaroi se PD po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur së bashku me qytetarët shqiptarë një luftë kundër krimit. Ai i bëri këto deklarata në përfundim të mbledhjes së grupit parlarmentar të PD, ku ndër të tjera tha se t'i kërkosh Ramës të luftojë krimin, do të thotë t'i kërkosh të luftojë veten.