Fushatë për dhurimin e gjakut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të dhurosh gjak për njerëzit në nevojë, përbën një akt sa human, aq edhe të nevojshëm. Shoqatat bamirëse nuk presin vetëm ditën botërore për të dhënë gjak, por janë të angazhuara në fushatat e tyre sensibilizuese dhe për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë. Këtë të diele ka nisur nga Tirana e Durrësi, një fushatë e tillë, e cila do të vijojë deri në mesin e muajit tetor.

Në Shqipëri nevojat për gjak plotësohen kryesisht nga vullnetarët. Shoqata të ndryshme ndërmarrin fushata të tilla, duke i bërë thirrje qytetarëve t?i bashkohen atyre, kryesisht në ndihmë të fëmijëve talasemikë, të cilët vuajnë më shumë mungesën e gjakut.