Report TV - Tiranë,marshim sensibilizues për fëmijët me sindromën Down

  • 6 years ago
Dhjetëra qytetarë marshuan në Bulevardin ?Zogu I? për të ndërgjegjësuar shoqërinë për të pranuar fëmijët me sindromën Down.

Në këto pak kilometra ecje, morëm pjesë dhjetra prindër së bashku më fëmijët e tyre me këtë sindromë, si dhe fëmijë të shkollave të kryeqytetit.

Prindërit nuk dorëzohen, dhe të gjitha bashkohen thuajse në një pikë sa i takon kërkesës ndaj shtetit.

?Që të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen sepse fëmijët me sindromën Dawn janë si të gjithë fëmijët e tjerë.Një mësues mbështetës dua për vajznë time dhe për të gjitha trajtimet që mund të marrë?shprehet një nënë e cila merr pjesë në marshim.

?Kemi nevojë për mësues mbështetës. Ligji është por ende nuk është praktikuar në shkollat tona?shprehet një qytetare.

Recommended