Ora News - Gjirokastër, disa degë të universitetit rrezikojnë mbylljen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa degë të universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk kanë arritur numrin e duhur të regjistrimeve të reja me studentë. Në mbyllje të fazës së dytë, rezultojnë se janë regjistruar vetëm 324 studentë nga 700 kuota të përcaktuara. Maturantët kanë shfaqur interes vetëm për disa degë si infiermieri, gjuhë letërsi dhe ekonomik.
Universiteti i Gjirokastrës ka plotësuar më pak se gjysmën e caktuar të kuotave për maturantët që kërkojnë të vazhdojnë studimet e larta tek ?Eqerem Cabej?. Kështu, pas përfundimit të fazës së dytë duket se nga 700 kuota të përcaktuara për studentë të vitit të parë, janë regjistruar vetëm 324 të rinj.
Pavarësisht, interesit të lartë në degë si Infermieri,gjuhë letersi,ekonomik, nuk është e njëjta situatë për gjuhën italiane, greke, matematikën, fizikën apo tekonolgjinë e informacionit. Këto degë nëse nuk arrijnë kuotën e duhur të studentëve rrezikojnë mbylljen. Zv. rektori Jani Dine pohon se me datën 1 Tetor fillon edhe procesi i regjistrimit të kandidateve fitues.
Jani Dine: Në datën 1, i bie ditë e diel fillon procesi i regjistrimit. Aktualisht universiteti do të jetë në punë, të gjithë sekretaritë do të jenë në punë. Presin të gjithë kanditatët të vijnë të regjistrohen sepse nqs një kandidat nuk regjistrohet në fazën e parë, ai humbet të drejtën për tu regjistruar në fazën tjetër. Ajo që është dhe më kryesorja ëshë se të gjithë kandidatët, pothuajse pjesa më e madhe me përjashtim të disa degëve janë fitues pranë këtij universiteti. Ata duhet të regjistrohen, të presin me kujdes fazat.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-disa-dege-te-universitetit-rrezikojne-mbylljen/