"Ju flet Moska" - Akuza e Myftarajt: Akademikët shqiptarë agjentë të influencës ruse

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? në RTV Ora News i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme, 29 shtator 2017, ndikimin sovjetik në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar prodhim i vitit 2008 dhe që është në fuqi edhe sot.
Myftaraj i quajti agjentë të influencës sovjetike autorët e këtij fjalori ndërsa kërkoi nga Akademia e Shkencave tërheqjen e tij nga qarkullimi.
Kastriot Myftaraj: Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipëri flet me gjuhën e Moskës. Sado e çuditshme të duket kjo ndodh sot në një vend të NATO-s si Shqipëria. Kam këtu Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, volumi i dytë, botim i Akademisë së Shkencave në vitin 2008.
Fakti që ka ndodhur kur në pushtet ka qenë një parti tjetër nuk ka të bëjë fare. Nëse kanë një gjë të përbashkët të dy Kryeministrat, Berisha dje dhe Rama sot, është konflikti i tyre me të ashtëquajturën Akademi e Shkencave, të cilën për hir të së vërtetës të dy këta njerëz që vinë nga bota akademike si formim, e kanë kapur në thelbin e saj që është një lloj rudimenti sovjetik në Shqipëri.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar është botimi më ambicioz që ka bërë shkenca shqiptare me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë, një botim luksoz për të cilin janë paguar shpërblime të mëdha për ata që kanë punuar, një grup i madh dhe si në çdo gjë, pyetet se cili është produkti?
Marrim vetëm një detaj për të kuptuar sesi këta kanë infiltruar ndikimin sovjetik në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, i cili është ende në fuqi.
Lufta e Ftoftë, shikoni se çfarë thotë: Lufta e Ftohtë 1946-1991, konflikti i ashpër ideor, politik, ekonomik, ushtarak, psikologjik ndërmjet dy sistemeve të kryesuara nga dy shtetet më të fuqishme të botës, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik si dhe vendet e grupuara të tyre. Konflikti zuri fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Si datë e fillimit të Luftës së Ftohtë me gjithë mendimet e ndryshme konsiderohet marsi i vitit 1946 kur kryeministri britanik Uinston Çerçill deklaroi se një perde e hekurt kishte rënë mes Perëndimit dhe BRSS.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-akademiket-agjente-te-infiltruar-ruse-te-terhiqet-fjalori-enciklopedik/