Ora News - IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve të banimit në Shkozë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territori vijon me aksionin e shembjeve të objekteve të banimit në zonën e Shkozës për të zbatuar projektin e zgjerimit të lumit Lana. Ky institucion i tha Ora News se deri të premten janë shembur 40 objekte pa leje të cilat ishin skualifikuar nga ALUZINI.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me aksionin për shembjen e objekteve në zonën e Shkozës, për t?i hapur rrugë projektit të zgjerimit dhe rehabilitimit të lumit Lana. Ky institucion bën me dije se janë shembur 48 objekte banimi, pa leje pasi janë skualifikuar më parë nga ALUIZNI.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e objekteve të parashikuara në këtë projekt.
Personat të cilët preken nga kjo ndërhyje; do të mbështeten me kredi social dhe bonuese strehimi të ofruara nga Bashkia e Tiranës, me aplikime sipas ligjit.
Në këshillin Bashkiak të një dite me parë, anëtarët demokratë ngritën shqetësimin se ku do të strehohen banorët; ndërsa Kryebashkiaku Veliaj tha se do të shikohen me prioritet për të përfituar nga politikat sociale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-vijon-aksionin-per-shembjen-e-objekteve-te-banimit-ne-shkoze/