Ora News – I preu kokën fëmijës 12-vjeç, i dënuari hidhet nga tarraca e burgut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

31 vjecari Jorgo Zani i cili vrau e përcudnoi kufomën e kushëririt të tij 12 vjecar në Palasë të Vlorës, ka kryer vetëvrasje në burgun e Krujës ku vuante dënimin. Zani është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë të burgut, duke ndërruar jetë.
Masakrimi i 12 vjecarit tronditi gjithë opinionin publik, ndërsa vetëvrasja e Jorgo Zanit në burgun e Zaharisë në Krujë riktheu në kujtesë vrasjen makabre që ai kreu në fshatin Palasë të Himarës. I mituri ishte tek shtëpia e gjyshes së tij, për të kaluar pushimet verore por u nda nga jeta në mënyrën më çnjerëzore.
Burime të policisë pohuan në atë kohë se ngjarja ndodhi në banesën e Jorgo Zanit, ky dyshohet se për të kryer këtë krimin, Jorgo ka përdorur një sëpatë dhe një thikë.
Nga verifikimet e hetuesve ka rezultuar se Jorgo Zani vuante nga probleme mendore dhe për këtë shkak ka qenë i shtruar në Greqi në një spital psikiatrik.
Zani ishte kthyer nga Greqia në 2014 pasi është depërtuar dhe jetonte në Palasë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetevritet-autori-i-masakres-se-palases-hidhet-nga-tarraca-e-burgut/