Mesazhi për Vuçiç - Rama: Beogradi humbet më shumë se Prishtina nëse Kosova s’hyn në UNESCO

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë reaguar lidhur me thirrjen e Aleksandër Vuçiç për të mos anëtarësuar Kosovën në UNESCO.
Haradinaj deklaroi: Kosova do të jetë një anëtar i vlefshëm për UNECO-n dhe kurdo që të ndodhë do të fitojë ajo trashëgimi e çmuar që është jo vetëm e Kosovës por e të gjithë botës.
Edi Rama: E kam të pamundur ta kuptoj logjikën e refuzimit serb për anëtarsimin e Kosovës. Nëse për serbët ka një rëndësi të posaçme trashëgimia e tyre kulturore në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që duhet të vraponin për ta vënë në mbrojtje këtë trashëgimi përmes UNESCO në një vend ku pa dashjen e tyre qeverisin shqiptarët.

Kush humbet në këtë proces? Kosova humbet më pak se Serbia në këndvështrimin tim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-beogradi-humbet-me-shume-se-prishtina-nese-kosova-shyn-ne-unesco/