Report TV siguron videon, ja si ndodhi përplasja në Elbasan

  • 6 years ago
Një video e re është publikuar gjatë ditës së sotme në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë ku gjatë një aksioni të policisë u godit mjeti i zv.drejtorit të policisë të Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Në pamje duket se si një audi i blinduar godet makinën e zv.drejtorit të policisë.

Për këtë ngjarje të nesërmen u shoqërua në komisariatin e policisë pronari i tregut agroushqimor, biznesmeni Petrit Çela.

Sipas policisë, në timon ka qenë Suel Çela, djali i biznesmenit të njorhur të Elbasanit.

Siç duket edhe nga pamjet, policia ka ndaluar për verifikim një automjet tip "Range Rover", i cili do të shoqërohej në polici. Aksioni është ndjekur edhe nga zv/drejtori i policisë së Elbasanit Gjergji Oshafi.