Ora News - Bogdani për akuzat: Qeveria ta shohë problemin tek vetja, jo Holanda

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani, u është përgjigjur kritikave të ashpra nga rradhët e mazhorancës pas takimit të kryedemokratit Basha me një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të Partisë Kristian Demokrate Holandeze (CDA) e pagëzuar si ?partia e vizave?, pasi ishte iniciatorja e nismës për të rikthyer vizat me Shqipërinë.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bogdani tha se qeveria duhet ta shohë problemin tek vetja dhe jo tek partnerët ndërkombëtarë.
Sipas Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, kjo qeveria po shkatërron atë që me shumë mund e realizoi qeveria e djathtë nën drejtimin e Berishës.
Sa i takon qasjes së qeverisë në marrëdhëniet me jashtë, kryesisht mbrojtja e çështjes së Kosovës dhe Çamërisë nga Rama, Bogdani i sheh më shumë si shfaqe teatrale të inskenuar.
Bogdani: Në takim u diskutua situata aktuale në Shqipëri, ata vinin për të parë vetë gjendjen në terren dhe kanë takuar një sërë aktorësh dhe faktorësh në Shqipëri pa ndikimin e PD. U njoftova për një deklaratë nga PS, që bënte me faj PD dhe CDA pse po lind diskutimi i vizave. Problemin duhet ta shohim tek vetja në këtë rast.Nuk mund të fajësojmë shtetin holandez, në këtë rast nuk është CDA por është shteti holandez që prodhon raporte, është policia holandeze që ka prodhuar një raport shumë negativ për Shqipërinë dhe krimin e organizuar që vetëm në dy vitet e fundit është rritur në Holandë me 683%.Është në kulmet me veta në krahasim me çka qenë përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bogdani-per-akuzat-qeveria-ta-shohe-problemin-tek-vetja-jo-holanda/