Report TV - Interpelanca e dëgjesa, PD merr në "pyetje" ministrat e Ramës

  • 6 years ago
Kjo javë pritet të jetë intensive për disa prej ministrave kryesorë të kabinetit "Rama 2".

Partia Demokratike ka vendosur t'i thërrasë në dëgjesa në komisionet parlamentare dhe interpelancë seancën të enjtes disa nga ministrat.

Kjo ka qenë një nga nismat e paralajmëruara nga demokratët që në krye të herës, ndërsa e enjtja do jetë interpelanca e parë për qeverinë e re.

Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se janë të paktën katër ministra të cilët do thirren në komisionet parlamentare dhe të enjten në seancën e Kuvendit.

Ministrja e cila pritet të thërritet në interpelancë të enjten do jetë ajo e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla lidhur me problemet me Arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojnë dhe këtë vit.

Ndërsa ministrat e tjerë si ai i Financave Arben Ahmetaj, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri.