Ahmetaj: Nuk u cenua buxheti i shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht krizës energjetike si dhe riskut të një viti zgjedhor, buxheti i shteti nuk arriti të cenohej nga shpenzimet pa kritere elektorale. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, konfirmoi se huaja e dhënë prej 3 miliardë lekësh për blerje energjie, nuk ndikoi në treguesit e buxhetit.

Ndryshimi i buxhetit për efekt të krizës energjetike u bë nëpërmjet aktit normativ, një procedurë kjo e cila tashmë është kthyer në një praktikë pune dhe për deputet e opozitës, qeveria duhet të reflektojë në planifikimin e të ardhurave Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se opozita nuk do ta votojë ndryshimin e buxhetit, pasi parashikimet dhe mbledhja e të ardhurave mbeten në nivele modeste. Buxheti i shteti 2017 pritet të ndryshojë sërish edhe për shkak të ristrukturimit të ministrive, që kërkon edhe një përshtatje buxhetore.