Analiza për humbjen - Basha thërret në takim kryetarët e degëve në rrethe; javën tjetër udhëzimi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vendimit në kryesi për të nisur një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, kryetari i partisë demokratike Lulim Basha, ka thirrur në takim kryetarët e degëve në rrethe.
Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa është diskutuar gjerësisht për procesin e analizës dhe ristrukturimit të kësaj force politike.
Analiza e 25 qershorit, do të jetë e ndryshme më atë që Partia Demokratike ka bërë për humbjen e zgjedhjeve të 2013 por edhe asaj të 2015.
Burimet i thanë Ora News, se analiza do të nis me një tur dëgjesash të hollësishme të anëtarësisë por edhe me takime konsultative, të cilat do të shtrihen në çdo degë. Për këtë, pritet që në fillim të javës së ardhshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të nxjerr edhe një udhëzim, për të detajuar mënyrën se si do të zhvillohet i gjithë procesi i analizës dhe ristrukturimit në bazë i Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-therret-ne-takim-kryetaret-e-degeve-ne-rrethe-javen-tjeter-udhezimi/

Category

📺
TV

Recommended