Report TV - Presidenti Meta: Kina vend mik e partner i rëndësishëm tregtar

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ambasada kineze në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe promovimit të botimit në shqip të librit të Presidentit Xi Jinping, të titulluar ?Qeverisja e Kinës?.

?Kina është jo vetëm një vend i madh. Ajo përfaqëson edhe një qytetërim të lashtë e trashëgimi kulturore mbi 5 mijëvjeçare. Për ne shqiptarët ajo mbetet një vend mik me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të veçanta miqësie e bashkëpunimi.

Ashtu sic shprehet Presidenti Xi Jinping edhe unë do t?i referohesha në këtë rast proverbit të vjetër kinez që thotë: ?Miqtë që kanë të njëjtat qëllime dhe ideale, nuk i ndajnë as male e as oqeane?.

Kjo miqësi u lidhur thuajse shtatë dekada më parë, në momente të vështira për të dyja vendet kur Shqipëria ishte ndër vendet e para që shprehu vullnetin jo vetëm për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, por edhe mbështeti si rrallë ndonjë vend tjetër që Kina të fitonte pozitën ndërkombëtare që ajo e meritonte.