Sot në Ditën pa makina kryetari i bashkisë Erion Veliaj tregoi për projektet dhe vendimet e ardhshme që do të ndërmerren për atë që ai e quajti ?një jetë me ajër më të pastër në Tiranë? Projekti i parë është kthimi në pedonale i katër zonave të tjera Projekti i dytë ka të bëjë me transportin elektrik dhe për këtë Veliaj bëri një paralelizëm me Kinën. Zonat që do behen pedonale -Brenda këtij mandati Sheshi Nënë Tereza do të jetë me kohë të plotë pedonale. -Pjesa mbas ministrisë së Arsimit, ku ndodhen shtëpitë karakteristike, ?shikojmë se ka një potencial për hapësirë të ngjashme si pazari i ri? tha Veliaj -Një hapësirë e tretë ka të bëjë me zonën e Bllokut. Verën e ardhshme rrugicat e Bllokut do të jenë hapësira pedonale, ndërsa damarët që janë pingul me Lanën do të jenë damarët ku do të lëvizë trafiku -Edhe piazza Italia do të jetë pedonale kur të mbarojë stadiumi.