Ora News - PD nis përgatitjet e pr/ ligjit për dekomunistizimin

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demorkatike ka nisur punën mbi përgatitjen e projektligjit të dekomunistizimit në Shqipëri.
Për këtë qëllim deputetët Aldo Bumci dhe Enkelejd Alibeaj zhvilluan një takim me kreut Shoqatës Antikomuniste dhe Ish të Dënuarve Politik, Nebil Çika.
Nebil Çika: ?Ajo që ne këmbëngulim është implementimi, qoftë si qasje apo inisiativë ligjore e rezolutës së BE për njësimin e krimeve të komunizimit me ato të nazizmit. Ky do të jetë hapi i parë. Gjithashtu është parashikimi si vepër penale e këtij krimi, pasi shumica e vendeve ish-komuniste e kanë bërë. Për herë të parë shoqata do të jetë pjesë integrale e hartimit të ligjit?
Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike nisi konsultimet dhe me aleatët, ku parashikoi paraqitjen e draftit në kuvend. Në krye të përgatitjes së projektit është vendosur deputeti Enkelejd Alibeaj
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pd-nis-pergatitjet-e-pr-ligjit-per-dekomunistizimin/