Ora News - Del bilanci, ja sa libra u dogjën nga zjarri në Bibliotekën Kombëtare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, ka bërë publik bilancin e dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit në muaj mars në një nga ambjentet e bibliotekës, e njohur ndryshe si salla P 300, e cila ndodhet në katet e nëndheshme të godinës.
Ajo deklaroi se fondi i vlerave të rralla ka mbetur i paprekur dhe se bëhet fjalë për 3 rafte në total ku qëndronin të depozituara 3.308 njësi biblotekare me kopje librash, gazetash apo revistash.
Persida Asllani: Nuk janë prekur as baza elektronike e të dhënave kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla, as arkivi i librit dhe periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri në kuptim të përdorimit nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë, pasi falë këtij fondi të veçantë arkivor bëhet i mundur riprodhimi i tyre nëse do të jetë e nevojshme. Rezultojnë të asgjesuara nga zjarri 748 njësi bibliotekare nga fondi i gazetave, 273 nga fondi i koleksioneve të revistave, 134 nga fondi i librit të huaj+fjalor, 100 njësi bibliotekare nga fondi i librit në gjuhë të huaj dhe 2053 njësi nga fondi i librit shqip. Në terësi kemi 3308 njësi bibliotekare.
Drejtoresha foli për masat e marra për tejkalimin e këtij dëmi siç është evidentimi i demit, evakuimi, përgatitja e listave, restaurimi dhe pasqyrimi në inventarin e bibliotekës.
Ajo shtoi se një financim i ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, i cili është ende në fazën e implemetimit të tij, do të shërbejë për përtëritjen e sistemit kundër zjarrit.
Persida Asllani: Nisëm realizimin e projektit për ripërtëritjen e sistemit kundër zjarrit. Normal që çdo sistem pasi funksionon quhet i dëmtuar. Kemi ndërmarrë projektin, kemi dhe financimin për të rikuperuar këtë dëmtim dhe për ta bërë atë pjesë të dëmtuar nga fillimi. Jemi në fazën e implementimit nga pikëpamja administrative dhe më pas teknike që do të mbyllet në javët që vijojnë.
Asllani parashtroi dhe dy problematika të mëdha që lidhen me mungesën e hapësirës që nga fundi i vitete 80 dhe mbivendosja e funksioneve ndaj këtij institucioni pasi ajo është e detyruar të mbuloi dhe mungesën e bibliotekës së qytetit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/del-bilanci-ja-sa-libra-u-dogjen-nga-zjarri-ne-biblioteken-kombetare/