Ora News - Panairi i Roshnikut, ekspozohen fiqtë e famshëm, arra dhe bajame

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Berat, panairi i Roshnikut mblodhi produktet bio të 13 fshatrave të zonës, që njihet për kultivimin e frutave bio dhe prodhimin e verës dhe rakisë. Në panair, fermerët sollën fiqtë e famshëm të Roshnikut, por edhe fruta të tjera ku dallojnë arrat dhe bajamet. Fermerët kërkojnë më shumë mbështetje pasi prodhimet 100 përqind bio që ata kultivojnë, kërkojnë shumë punë.
Roshniku me 13 fshatra dhe 4 mijë banorë njihet për prodhimet e tij bio sidomos në pemtari, veçanërisht përr rrushin dhe fiqtë.
Ndodhur nën malin e Tomorrit, kufizuar me Gramshin, Skraparin dhe Beratin kjo zonë ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta-perimeve, prodhimin e verës dhe rakisë.
Promovimi i produktve bio të zonës ishte qëllimi i panairit që u organizua në këtë njësi për herë të pestë.
Fermerët prezantuan ne stenda produktet e tyre, që përveç cilësisë, tashmë kanë edhe një ambalazhim më të mirë.
Kryetari i njësisë administrative Roshnik, Artur Shehu, vuri në dukje faktin se fermerët e zonës tashmë kanë mundësi më të mëdha të dalin në treg.
Nga ana e tyre fermerët shprehen se do të donin mbështetje më të madhe pasi produktet e tyre për shkak se janë 100% bio kanë shumë vështirësi për tu kultivuar.
70 hektarë të mbjellë vetëm me fiq ndodhen në këtë zonë, që kultivon fikun e famshëm të Roshnikut, por të bollshme janë edhe produkte të tjera si rrushi, rakia, vera arrat dhe bajamet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/panairi-i-roshnikut-ekspozohen-fiqte-e-famshem-arra-dhe-bajame/