Report TV - Reforma Zgjedhore,Grida Duma: Kushtet nuk duhen parë si ngërç

  • 6 years ago
Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në Report Tv deklaroi se propozimet e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore nuk duhen parë si kushte nga shumica, pasi janë bazamenti për të vijuar punën për ndryshimet.

Sipas saj, votimi elektronik do të zgjidhte shumë probleme në Shqipëri duke filluar nga eliminimi i marrjes së kartave ID, fotografimi i votës apo numërimin.

?Nuk janë kushte dhe kushtet t?i lexojmë si ngërç, janë bazament. Kjo nuk duhet parë si ngërç. Ne kemi votimin elektronik, që nuk ka pasur ndonjë kundërshtim përveç kohës. Sot vullneti i shqiptarëve është devijuar.

Votim elektronik zgjidh një pjesë të problemit, marrjen e kartave të ID. Duke mos pasur nevojë për kartën, do të ishte e lehtë për votuesin. Tjetra, fotografimi i votës, kjo gjë mund të evitohet.

Plot elementë të tjerë me komisionerët, edhe këto evitohen në një farë mënyrë. Por edhe ai që mund ta ketë dhënë fjalën, është ndryshe presioni dhe në fund zhduk edhe numërimin e gjatë? deklaroi ajo.