Ora News - Krizë në ndërtim, sektori vuan nga procedurat e shtrënguara të lejeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sektori i ndërtimit ka hyrë në krizë në Elbasan për shkak se një numër i madh apartamentesh tashmë të gatshme për banim nuk gjejnë treg, ndërsa janë të pakta lejet e reja të ndërtimit.
Sipërmarrësit e këtij sektori, evidentojnë dy probleme kryesore me të cilat përballet industria: ngadalësimi i procedurave të lejeve të ndërtimit, si dhe mungesa e tregut të shitjes së hyrjeve të reja. Kryetari i shoqatës së ndërtuesve në Elbasan, Fatbardh Doko thotë se firmat ndërtuese përballen me disa probleme.
Fatbardh Doko: ?Qëllimi i qeverisë ka qenë që ndërtuesit të detyrohen të shesin apartamentet me çmime më të lira në mënyrë që të shiten, të mos mbeten të bllokuara hyrjet për disa vite. Këtu është vënë tatimi mbi pasurinë, i cili paguhet edhe për aparamentet të cilat nuk janë shitur. Kjo momentalisht nuk ka dhënë ndonjë rezultat në rritje çmimi në qytetin e Elbasanit, pasi duke pasur shumë hyrje të pashitura, gjithmonë firmat janë të detyruara të shesin nën kosto.?
Altin Idrizi, zëvëndës rektori Universitetit Aleksandër Xhuvani, sqaron se stoku i kredive të këqija në banka ka ulur kreditimin e qytetarëve, duke kërkuar që shteti të lehtesojë procedurat e dhënieve të lejeve të ndërtimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/krize-ne-ndertim-sektori-vuan-nga-procedurat-e-shtrenguara-te-lejeve/