Ora News - Virozat e stinës, 250 raste në ditë në urgjencën e pediatrisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në urgjencën e QSUT në një ditë paraqiten rreth 250 fëmijë me simptoma të virozave të stinës, temperaturë dhe dhimbje fyti. Mjekët pediatër thonë se shkak i shtimit të rasteve është frekuentimi i çerdheve dhe i kopshteve dhe luhatja e temperaturave. Bluzat e bardha thonë se në qarkullim janë 3 tipe virusesh, por jo të panjohur, ndaj rekomandojnë që në këtë fazë të vegjlit të kryejnë vaksinimin.
Frekuentimi i çerdheve dhe kopshteve si dhe luhatja e menjëhershme e temperaturave, janë arsyet kryesore sipas bluzave të bardha të fluksit të shënuar në spitale në ditët e fundit.
Në një ditë të zakonshme në poliklinikat e kryeqytetit 20-30 prindër kërkojnë ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre për shkak të virozave të stinës dhe gjendjes gripale.
Ndërsa në pediatrinë e QSUT-së, e diela ka shënuar pikun e fluksit, me 250 raste.
Mjeku pediatër i poliklinikës nr 10, Bektash Madri, tha se në vend po qarkullojnë 3 tipe virusesh.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/virozat-e-stines-250-raste-ne-dite-ne-urgjencen-e-pediatrise/

Category

📺
TV

Recommended