“Shkoza” protestë përpara ambasadës së SHBA, banorët kërkojnë ndihmë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e 153 shtëpive qe pritet te shemben ne Shkoze, për shkak të ndërtimit të Unazës se Madhe, kane protestuar këtë te diele përpara Ambasadës Amerikane.Me pankarta ne duar, fëmijë, gra e burra kërkuan ndërhyrjen e ambasadës ne këtë çështje. Banoret apelojnë zbatimin e ligjit, konkretisht, kompensim te shtëpive te tyre pas shembjes. Por ndërsa qëndrimi i autoriteteve nuk ka ndryshuar, pasi shtëpitë janë pa leje dhe nuk janë legalizuar, banorët thonë se nuk do t?i ndalin protestat.Prej disa ditësh, banoret e Shkozës ne kryeqytet kane kundërshtuar shembjen e banesave te tyre. Ata thonë se kanë aplikuar për t?u legalizuar shumë vite më parë, por nuk kanë marrë përgjigje. Në kushtet e ndërtimit të Unazës së Madhe, ata thonë se qeveria duhet t?u bëjë vlerësim për shtëpitë e më pas t?u japë kompensim. Por qe e vetmja gjë e ofruar qe për ta deri më tani, është bonusi për banesat sociale.