Report TV - Kulla e Prek Calit, Bashkia: Ndërtimi mbi rrënoja, pa leje

  • 6 years ago
Vijon të mbetet mister shembja e kullës historike të Prek Calit në Vermosh.

Rrafshimi i ndërtesës së njeriut që ka kryesuar protestat e para anti-komuniste në Europë në 1945, ka hapur edhe një debat politik në vend.

Bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar publikisht për këtë çështje, duke sqaruar se ndërtesa nuk është shembur nga ky institucion, por nga persona të paautorizuar.

Ndërsa ndërtimi i ri mbi rrënojat e kullës shekullore, sqaron bashkia, ka qenë pa leje dhe për këtë arsye ka prishur punimet e nisura pak javë më parë.

?Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banor i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali. (Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit).

Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifimikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet?.