Report TV - Sherr për pronën në Shkodër, një person përfundon në polici

  • 6 years ago
Konflikti për pronat është një çështje që shqetëson jo pak familjet shqiptare, teksa shpeshherë ai duket një problem pa rrugëzgjidhje. Jo pak familje janë në një konflikt të tillë, ku nuk gjejnë dot zgjidhje as rrugët ligjore.

Një rast i tillë është pasqyruar në qytetin verior të Shkodrës, ku dy familje i janë drejtuar ligjit për çështjen e pronës së tyre. Bëhet fjalë për familjet Muzhani dhe Xhabija, për çështjen e të cilave Përmbarimi ka vendosur ditën e sotme.

Përmbarimi ka ekzekutuar vendimin e kthimit të pronës së familjes Muzhani, por që ky vendim është kundërshtuar nga familja Xhabija që jeton aty. Gazetari i Report Tv në Shkodër raorton se ?4 anëtarë të familjes Xhabija janë nxjerrë me forcë nga shtëpia, pas ekzekutimit të vendimit nga Përmbarimi i vendimit të Komisionit të Kthim Kompensimimit të Pronave.

Recommended