Report TV - Sherr për pronën, Përmbaruesi: Refik Halili goditi me grusht mjekun

  • 6 years ago
Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me Krenar Prezen, të cilin sipas Përmbaruesit e ka goditur me grushte.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi Krenar Preza me profesion mjek, i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës, sipas gjykatës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar te vendimi i gjykatës së Apelit datë 14. 04. 2017, Halili duhet t?i dorëzojë Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Pas kërkesës së kreditorit në 25.07.2017, sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me Prezën shkuan për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Category

📺
TV

Recommended