Report TV - Akuzat për vëllanë, Fatmir Xhafaj i përgjigjet Bashës:S'kam përgjegjësi

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dhënë përgjigje akuzave nga Basha, Berisha por edhe eksponentë të tjerë të PD për lidhjet me krimin dhe vëllanë e tij.

Fatmir Xhafaj deklaroi se PD përpos 8 viteve që ka qenë në pushtet, kishte sërish mundësi para pak javësh kur drejtoi ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë për të nxjerrë faktet.

Ministri tha ndër të tjera se familjarët e tij janë në moshë madhore dhe ai nuk mban përgjegjësi për veprimet që ata mund të bëjnë.

?Do të bëj një reagim për akuzat ndaj meje. Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm në një histori të filluar 15 vite më parë, 15 vite më parë, unë u përgjigja. Në 2010 kur ju ishit në pushtet më sulmuat me të njëjtin avaz për vëllain.

Unë u përgjigja akuzave, cfarë kam pasur i kam thënë të gjitha. Ju prej tetë vitesh ishit në pushtet si ministër i Brendshëm i kishit mundësitë, nuk besoj se i falët familjarët e mi.

Edhe vjet iu rikthyet me avazin, ndërsa unë reformën. E rifilluat sërish sivjet në mars kur u bëra ministër, nga maji i këtij viti ishit në qeveri te Drejtësia dhe e Brendshmja dhe janë dy ministri ku janë faktet dhe provat nëse ka të tilla. Por si nuk gërmuat? Ku kishte rast më të mirë sesa të më kryqëzonit.