Kosovë, opozita nuk lëviz nga qëndrimi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse Parlamenti Evropian i ka vënë kusht Kosovës, demarkacionin për liberalizim të vizave, kjo nuk ka ndikuar aspak te qëndrimi i deputeteve kundërshtues te marrëveshjes me Malin e Zi. Partitë opozitare mbrojnë qëndrimet e tyre kundër demarkacionit. Nënkryetari i AAK-se, Ahmeti Isufi thotë se Kosova nuk ka toke per te falur dhe se popullit te saj nuk i duhet bere presion. Por zëra kundër demarkacionit vijnë edhe nga vete radhët e partisë se kryeministrit Mustafa. Votën e tij kundër e ka shprehur edhe njëherë deputeti i LDK-se, Shpejtim Bulliqi. E palëkundur ne votën e saj kundër mbetet edhe lëvizja Vetëvendosje. Ne kushte te tille, nënkryetari i kuvendi nga radhët e PDK-se, Xhavit Haliti, thotë se marrëveshja pritet te përfundoje ne arbitrazh.