Sezoni i ri në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm dita, por edhe sezoni i ri në Vizion Plus nis në 7pa5. Pranvera Borakaj dhe Nolian Lole do t?ju servirin çdo mëngjes informacionin utilitar që do t?ju duhet për të nisur si duhet ditën tuaj. Një dritare hapet në mbrëmje në Vizion Plus, pasi Rudina Xhunga rikthehet në sezonin e dytë me dëshirën për të sjellë aktualitetin politik e shoqëror me gjuhën e të gjithë shqiptarëve. Java do të vijojë me emisionet Kapital e Oktapod, të cilët do të ndryshojnë oraret, por jo ditën e transmetimit. Kapital nga Aleksandër Furxhi vjen për publikun çdo të premte në ora 20:30 për të vijuar me varietenë ?Oktapod? në 22:00. Me sezonin e ri ndryshime pëson edhe struktura e transmetimit të serialeve në Vizion Plus. Të hënën nis rrugëtimin superproduksioni turk, Dielli i Dimrit, që do ta grishë publikun nga e hëna në të premte në ora 20:00, ndërkohë që seriali aktual Premtimi do të kalojë në orën 17:00. Një tjetër superproduksion i përcjellë pak kohë më parë në platformën Tring, por shumë i kërkuar, aq sa për t?u ritransmetuar, ?Stina e Qershive? vjen edhe në Vizion Plus në muajin tetor. Tetori premton edhe më shumë të qeshura e argëtim, pasi fundjavat ju fton t?i kaloni si asnjë ditë tjetër në Alpazar me Agron Llakaj dhe trupën e aktorëve që së bashku sjellin panoramën më me humor të ngjarjeve dhe interpretimit të tyre në Shqipëri javës. Në Vizion Plus ka edhe një apartament me përmasa të mëdha humori, apartamenti 2xl që nga tetori hap dyert për të gjithë shqiptarët. Nuk do të mungojnë edhe këtë sezon në ekranin e Vizion Plus ndeshjet e kompeticionit me madhështor të kontinentit UEFA Champions League, ndërsa bëhemi gati edhe për surpriza të tjera, ndër të cilat ByPass Show, stafi i të cilit premton risi dhe spektakli i talenteve Tu si Que Vales, që përgatitet të vijë plot surpriza në edicionin e tij të dytë.