Prej afro një javë, ne terminalin e konteinereve te Portit te Durrësit është bllokuar puna në sektorin e shkarkim-ngarkimin të anijeve me konteniere. Shkak është bërë prishja e të 2 vinçave që shërbejnë për ngarkim-shkarkimin e anijeve, në pronësi të një prej kompanive koncesionare që operon në port. Të kontaktuar nga Ora News, drejtuesit e autoritetit portual e kanë konsideruar alarmante situatën, ndërsa theksuan se do të ndërshkojnë me saksione të rënda firmën koncesionare, e cila nuk po i përmbahet kontratës me APD-në.