Ora News – "Vettingu", Rama: Tërhoqe Bashën nga veshi. Berisha: Mos u bëj zëdhënës i Lu-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha kanë vijuar sot në Kuvend. Në fillim ishte Rama që mbajti fjalën nga foltorja dhe më pas ka qenë Berisha. Por kur fliste deputeti PD nga foltorja Rama nuk ndodhej në seancë.
Edi Rama: Hajde Sali, Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Se ai marrëzitë e tua i mban me shkrim. Halimi është rapsod i vogël, ti je rapsod i madh. Ti ke harkun e lahutës sa të hap krahun, Halimi ka një çifteli me një tel. Në këtë pikë nuk është rastësi që je aty për 25 vjet. Aty do të jesh dhe për 25 vjet të tjera. Kush do të jetë aty duhet të ketë një vesh tek dora jote si Basha se i the ti Bashës që ta çojë në kushtetuese
Sali Berisha: Ta quaj Kazan, apo Zoti Kazan nuk shkon. Ta quaj me fjalët Legen apo zoti Legen nuk shkon. Duhet ta quajmë ?Shoku Xhemal? (si tek skeçi shkodran). Është injorant fund e krye që nuk di asgjë veç atyre vizave. Të tjerët jam i sigurtë që i dini. Ai është analfabet një copë injoranti. Një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rames-mos-u-bej-zedhenes-i-ambasadorit/

Recommended