Ora News – Vit jubilar për Tetorin Gjerman në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vit jubilar për ?Tetorin Gjerman?. Për të dhjetin vit radhazi, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, sjell për publikun një program të ngjeshur me aktivitete për shije dhe grupmosha të ndryshme.
Ato nisin më 28 Shtator dhe do të zgjasin deri në 19 Nëntor. Programi permban filma, teatro, muzikë, aktivitetete letrare ne gjuhen gjermane, por rendesi do te marrin dhe projektet ndërkufitare.
Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Susanne Schutz vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri ? Gjermani dhe u shpreh se qëllimi i programit është të bashkojmë njerëzit përmes kultures.
Susanne Schutz: ?Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por edhe të tilla marrëdhënie mund të mbushen akoma me jetë. Në thelb të Tetorit Gjerman ekzsiston një ide shumë konkrete, të bashkojmë njerëzit nga vendet tona, të lidhen e të mësojnë prej njëri-tjetrit. Këto bëhen nëpërmjet udhës së kulturës?
Zëdhënësja e Ambasadës Gjermane në Tiranë Christiane Wolters ka bërë prezantimin e aktiviteteve përmes një kalendari, duke lajmëruar shtrirjen e tyre jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera si Elbasani e Korça.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/vit-jubilar-per-tetorin-gjerman-ne-shqiperi/

Recommended