Ora News - Ekonomistja e BB, Hilda Shijaku: Rrija ekonomike në Shqipëri nga konsumi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore ka publikuar sot raportin e 10-të për vendet e Evropës Juglindore, ku paraqiten trendet afatshkurtra ekonomike të këtyre vendeve. Ekonomistja e kësaj Banke, Hilda Shijaku tha në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Ora News, se raporti i gjen vendet e Ballkanit me një ritëm rritjeje. Sipas saj, rritja për Shqipërinë ka ardhur kryesisht nga rigjallërimi i konsumit, ndërsa për Serbinë nga eksportet e produkteve industriale.
Shijaku: Raporti i gjen vendet e Ballkanit me një ritëm pozitiv rritje, madje të përshpejtuar. Rritja ka qenë e mbështetur në një masë të madhe nga investimet private dhe publike në disa vende si Maqedonia. Në këtë rritje kanë ndikuar si faktorët e përbashkët, ashtu edhe faktorët specifikë për vende të caktuara. Në Shqipëri, rritja ka ardhur si pasojë e rimëkëmbjes së konsumit privat. Por edhe, edhe nga investimet private. Këto investime janë në sektorin e energjisë. Ndryshe nga vendi jonë, vende të cilat eksportojnë produkte industriale si Serbia, kanë parë një rritje të eksporteve duke përfituar edhe nga një ecuri më e mirë e vende partnere.
Ajo deklaroi se rritja ekonomike për këtë vit parashikohet të jetë 3.2, me një rritje nga viti i shkuar, duke theksuar se parashikimet janë poshtë potencialit të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomistja-e-bb-hilda-shijaku-rrija-ekonomike-ne-shqiperi-nga-konsumi/