Ora News – Do të ngrihet një nënkomision parlamentar për kontrollin e KLSH-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të rrisë bashkëpunimin me Prokurorinë dhe të ndjekë nga afër çdo kallëzim të dorëzuar në organin e akuzës.
Ky rekomandim ka ardhur si rezultat i mos ndjekjes së padive të bëra nga Kontrolli i Lartë i shtetit me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme.
Ervin Koçi, deputet: KLSH duhet të angazhohet për të rritur bashkëpunimin institucional me Prokurorinë e Përgjithshme nëpërmjet monitorimit të ecurisë së padive penale dhe të zhvillojë një analizë fundore të saj në rast të pushimit të çështjeve ose të mos fillimit të çështjeve të referuara nga KLSH në organin e akuzës.
Kjo do të shërbejë për të kryer një analizë më të plotë si dhe kontrollit të cilësisë së vetë raporteve të auditimit.
Për një monitorim të veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit Kuvendi ka propozuar ngritjen e një nënkomisioni të posaçëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nenkomision-parlamentar-per-kontrollin-e-klsh-se/