Report TV - Berat, përfshihet nga flakët trajleri i një ndërrmarrje fasone

  • 7 years ago
Pasditen e sotme një trajler është përfshirë nga flakët pranë një fabrike fasone të prodhimit të këpucëve në Berat.

Burimeve të Shqiptarja.com, bëjnë me dije se trajleri ka qënë në pronësi të fasonerisë dhe ka qënë i mbushur me këpucë në momentin që është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit e Bashkisë Berat dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve të para dyshohet se zjarri shtë shkaktuar në pjesën e pasme të trajlerit, e cila ka qënë e mbushur me këpucë dhe çizme, të cilat do të dërgoheshin jashtë vendit.