Report TV - Vijon eksodi i bluzave të bardha pritet largimi i 140 mjekëve

  • 7 years ago
Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare ?Nënë Tereza?, duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante.

Emigrimi i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë.

Kjo konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente.

?Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certefikatën për sjellje të mirë 125 mjeke?, shprehet Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.